Në prag të daljes së iPhone 5, Target dhe Radio Shack po ulin çmimet e iPhone 4 për të bërë vend për telefonin e ardhshëm të mençur të Apple.
Radio Shack ofron iPhone 4 16 GB me çmim 169 dollarë dhe modelin 32 GB me 269 dollarë. Ndoshta këto çmime do të ulen edhe më shumë në të ardhmen. Radio Shack ka ofruar edhe një metodë tjetër për të tërhequr klientët - sill një model më të vjetër iPhone dhe mund të përfitosh një ulje prej 100 dollarë.
Disa nga dyqanet e Target gjithashtu po ulin çmimin e iPhone 4 duke shitur modelin 16 GB për 150 dollarë dhe modelin 32 GB për 250 dollarë, në bazë të një marrëveshje 2 vjeçare
No comments:
Post a Comment