Tuesday, August 23, 2011

Si do te duket Windows 8


Përmirësoni mbulimin e rrjetës tuaj pa tela – wireless


Secili që ka punuar me rrjetë pa tela (wireless) e di shumë mirë se, muhabetet për 100 metra e më shumë të radiusit të mbulimit, nuk janë gjithmonë të sakta. Nganjëherë mjafton edhe një mur i trashë, që të prish tërë sinjalin. Ju ofrojmë disa këshilla, se si të mbuloni më mirë banesën apo shtëpinë, me sinjal të rrjetës pa tela.Shumë shtëpi sot kanë më shumë se një kompjuterë, andaj nevoja për rrjetëzim është çdo ditë e më e madhe, ndërsa mënyra më praktike është rrjetëzimin nëpërmes rrjetës pa tela. Fatkeqësisht, radio-valët me anë të të cilave udhëtojnë të dhënat, dinë të jenë tinëzare, andaj sinjali ndoshta nuk do të jetë i mjaftueshëm sa duhet në të gjitha pjesët e banesës apo shtëpisë.

1. Nëse keni banesë apo shtëpi me dy etazhe, routerin pa tela apo access pointin vendoseni në katin e sipërm. Nëse keni vetëm një kat, atëherë provoni që pajisjen ta vendosni në ndonjë pikë më të lartë, për shembull mbi vitrinë.

2. Kini vëmendjen te pengesat, që mund të jenë në mes të routerit dhe kompjuterit. Konstruksionet metalike, akuariumet, muret e trasha dhe pasqyrat, ndikojnë dukshëm në kualitetin e sinjalit.

3. Provoni të vendosni komponentët e rrjetës pa tela, sa më larg që mundeni nga pajisjet që mund të nxisin pengesa/interferenca, siç janë telefonat pa tel, poçet halogene apo furrat me mikrovalë.

4. Ndërroni kanalin të cilin punon rrjeta juaj. Pothuajse në të gjitha pajisjet është kanali 6, kryesisht shumica e shfrytëzuesve nuk e ndërron atë, andaj ekziston mundësia që dy pajisjet e afërta t’i pengojnë njëra-tjetrës. Ky problemi më së shpeshti theksohet në ndërtesa publike, ku mund të gjenden numër më i madh i rrjetave pa tela.

5. Nëse asgjë tjetër nuk ndihmon, e pengesat në mes të routerit dhe kompjuterit janë gjëra të patejkalueshme, mund të kërkoni antena diç më të forta. Duhet të kontrolloni nëse routeri juaj ka, apo nuk ka mundësi, të largimit të antenës ekzistuese. Pos kësaj, blerja e antenës së re kushton. Një alternativë tjetër, e cila nuk do t’u kushtojë shumë, është një antenë që ju do të punoni në formë parabole nga kartoni dhe folies nga alumini.

Se si të bëni një antenë të tillë, shikoni këtë VIDEO.

15 shkurtesat e tastierës për të rritur produktivitetin e kompjuterit tuaj



Nëse doni të punoni shpejt në kompjuterin tuaj, e dini sa e vlefshme është që t’i mbani duart tuaja në tastierë. Duke ndërruar mënyrën e të shkruarit dhe duke përdorur miun ngadalësoni punën tuaj.
Jeni me fat, sepse magjistarët e Microsoft-it kanë ndërtuar disa mënyra për të shkurtuar kohën (nëse pak të njohura) me shkurtesat e tastierës në sistemet e tyre operative gjatë viteve, ku disa prej tyre janë me të vërtetë të dobishme në Windows 7 dhe në shfletuesit më modernë të faqeve të internetit.
Nëse synoni të shpejtoni rrjedhën tuaj të punës dhe në qoftë se doni të lini përshtypje të mira me kolegët tuaj në të njëjtën kohë, shikoni këto shkurtime.
1. Zhvendosni kursorin nga një fjalë.  Ctrl + ← ose →
2. Zgjidhni nga një fjalë.                     Ctrl + ↑Shift + ← ose →
3. Fshini të gjithë fjalët.                      Ctrl + ←Backspace
4. Selektoni tekstin                            ↑Shift + Home ose End
5. Zvogëloni të gjitha dritaret.                        Windows + M
6. Qarkulloni midis dritareve.                         Windows + Tab
7. Kyçni kompjuterin.                                       Windows + L
8. Hapni Task Manager.                                Ctrl + ↑Shift + esc
9.Bëjini një screenshot vetëm dritares aktive. Alt + Prt Scr
10. Ndryshoni emrin e një dosjeje.                   File + F2
11. Zmadhoni dhe zvogëloni.                            Ctrl + Scroll
12. Kthehuni në zoom-in me paravendosje   .             Ctrl + O
13. Browser: Hapni një tab të re.                                    Ctrl + T
14. Browser: Rihapni tab e mbyllura.                              Ctrl + ↑Shift + T
15. Browser: Përqendrojeni kursonin mbi URL/fushën e kërkimit . Ctrl + L

Shumica e laptopëve me procesor katër-bërthamësh


Së paku gjysma e të gjithë laptopëve të ardhshëm që pritet të paraqiten në treg deri në gjysmën e vitit 2015, pritet të kenë procesor me katër bërthama.
Zhvillimi i procesorëve me gjashtë bërthama pritet të përjetojë një zhvillim të mëtutjeshëm, dhe parashihet që diku rreth 18% e laptopëve (58.9 milion njësi) që do të dërgohen në treg do të kenë procesor të tillë në vitin 2015.
Analisti udhëheqës pranë IHS, Matthew Wilkins ka thënë se procesorët do të vazhdojnë të evoluojnë dhe të rrisin performancën e kompjuterëve dhe laptopëve në industrinë e teknologjisë. “Me zhvillimin e konkurrencës tani më nuk kemi beteja në nivel të shpejtësisë por në nivel të bërthamave, dhe jo në kategorinë dy bërthamëshe, por katër-bërthamëshe dhe së shpejti gashtë” u shpreh ai. 
Rritja e procesorëve shumë-bërthamësh ilustron “marshin e vazhdueshëm” të teknologjisë në tregun e PC’ve, pavarësisht “rritjes së mahnitshme” të shitjes së tabletëve me performancë të ultë për konsumatorë.

Monday, August 22, 2011

Si ta mirëmbani Windows-in


Sistemi operativ Windows është mjaft i përhapur në mbarë botën, me aplikacione të shumtë për të zgjedhur gjatë funksionimit, por nganjëherë shumë gjëra mund të shkaktojnë një parregullsi në kompjuter, e kjo mund të shkaktojë shqetësim tek përdoruesit. Andaj, në këtë artikull do të shihni se si ta mirëmbani sistemin tuaj Windows.
Add caption
Përditësoni sistemin Windows. Është mjaft e pëlqyer që të bëhet përditësimi i sistemit Windows. Instaloni përditësimet dhe rifillojeni kompjuterin tuaj, nëse është e nevojshme. Kjo do ta mbajë kompjuterin tuaj të sigurtë dhe të qëndrueshëm.

Skanoni kompjuterin me Microsoft Security Essentials. Është gjë ndoshta pak trishtuese, por ju me siguri që mund të jeni cak i sulmeve nga virusë të shumtë, prandaj ju keni nevojë për një antivirus. Për të poseduar një antivirus të mirë nuk është e domosdoshme që të jepni para për ta blerë një të tillë, pasi që Microsoft Security Essentials është mjaft i mirë. Natyrisht, mbrojtja më e mirë kundër sulmeve keqdashës është safe browsing (shfletimi i sigurtë).

Bëjani back up diskut tuaj. A është më mirë të bëhet një back up automatik apo me ndonjë vegël si Crashplan, për këtë zgjedhni vetë, por është me rëndësi të ruhen disa gjëra ashtu siç janë përpara se të ndërmirren disa hapa të caktuar për ndonjë përdorues të kompjuterit. Në thelb nuk është një rrugë e mbrojtjes, por mund të ju ndihmojë që të dilni nga shumë probleme.

Fshini skedarët e përkohshëm me CCleaner. Windows mund të ketë shumë rrëmujë dhe skedarë të përkohshëm që ndodhen në diskun tuaj dhe është një ide e mirë që t’i këto gjëra rregullisht. Ju mund të përdorni cilindo aplikacion për të bërë fshirjen e këtyre gjërave të panevojshme, por një alternativë e mirë për ta bërë këtë punë është CCleaner. Vetëm rregullojeni që automatikisht të veprojë sipas një orari dhe ju do të pastroheni nga gjërat e panevojshme në kompjuter.

Këto janë mbase vetëm disa rrugë të cilat ndihmojnë në mirëmbajtje të Windows-it. Nëse keni ndonjë ide tjetër, mund të shkruani në komente.

iPhone 5, me 5 shtator


Sipas një ueb faqeje italiane të iPhone, gjenerata e pestë e iPhone pritet të paralajmërohet nga Apple gjatë muajit të ardhshëm, ndërsa në treg do të paraqitet së pari në SHBA me 5 shtator, ndërsa më pas në tetor në shtetet tjera botërore.
ComputerWorld ka raportuar të njëjtën gjë duke u bazuar në ato që janë hënë në kuadër të kësaj faqeje italiane, ndërsa Boy Genius në blogun e tij ka thënë se AT&T, ka filluar me përgatitjen e punëtorëve për lansimin e iPhone 5 në shtator. Ueb faqja gjithashtu ka thënë se Apple është duke punësuar staf shtesë për të përballuar lansimin e produktit të ri.
Apple zakonisht ka paralajmëruar iPhone të ri në kuadër të konferencave Worldwide Developers Conference, megjithatë muaji qershor e korrik kaloi dhe asgjë nuk u bë e ditur, kështu që spekulimet po sillen ka muaji shtator, muaj në kuadër të së cilit Apple tradicionalisht shpalos iPod të rinj.
Si zakonisht informacione zyrtare para lansimeve nuk ka, por burime të panumërta janë duke mbështetur thashethemet. Shumica e tyre duket të përqendrohen rreth lansimit në muajin shtator, duke theksuar se mund të shohim ose një iPhone 4 të përmirësuar të quajtur iPhone 4S ose një pajisje tërësisht të re të quajtur iPhone 5.
Analistët parashikojnë se do të ketë një procesor A5 të njëjtë sikurse me iPad 2, kamerë më të mirë dhe ndoshta integrim të një sistemi për pagesa mobile, por megjithatë asnjëra prej këtyre nuk janë të dhëna zyrtare dhe janë vetëm pjesë e thashethemeve të vazhdueshme dhe normale para paraqitjes së një produkti.

Ktheni chatin e vjetër në Facebook


Shumë njerëz janë duke u ankuar për mënyrën e re të bisedimit në Facebook, ku shihen edhe profilet që janë offline.
Ajo se çfarë duhet të bëni që të klikoni këtu për ta vizituar një faqe e cila ua paraqet kontatket që janë online, ndërsa nuk i paraqet kontaktet offline. Kjo mënyrë ka qenë mjaft e pëlqyeshme.
Një mënyrë tjetër për ta kthyer mënyrën e vjetër të bisedimeve në Facebook është nëse përdorni shlfetuesin Google Chrome.
Në Chrome ekziston një shtojcë, e quajtur Fix the New Facebook Chat, e cila i fsheh të gjithë kontaktet që janë offline. Klikoni këtu për ta instaluar këtë shtojcë.

Zgjatini jetën batërisë së laptopit tuaj ..


Jetëgjatësia e baterisë së laptopit është mjaft e rëndësishme, madje, shumë persona pyesin nëse ka ndonjë mundësi që t’a ruajmë atë sa më gjatë? Përgjigja është po. Por kjo kërkon një impenjim më të madh nga ana e juaj.
Fillimisht duhet të dini se një bateri laptopi nuk zgjat më shumë se 3-5 vjetë jetë ose 1000 karikime. Çdo vit, ajo humbi të paktën gjysëm ore jetë. Por ka një mënyrë për ta ruajtur atë sa më gjatë:
Së pari, duhet që të harxhoni baterinë tuaj deri në fund. Njësoj siç keni bërë ditën e parë, pasi e keni blerë laptopin. Madje harxhimi duhet të jetë i tillë që të realizohet në opsionin “Safe Mode” dhe me volumin “Mute”. Kjo do të sjellë, konsuminin e të gjithë energjisë në baterinë tuaj.
Së dyti, pas shkarkimit total, lëreni në prizë karikuesin edhe dy orë (jo më gjatë) pasi në laptop është shfaqur shenja që bateria është 100%.
Së treti, kur të punoni pas karikimit, hiqeni gjithmonë nga priza karikuesin dhe punoni vetëm me baterinë e laptopit. Kjo për shkak se, bateritë janë si muskujt, sa më shumë që të punojnë, aq më në formë janë.
Bëni kujdes! Mos e lini asnjëherë për një kohë të gjatë laptopin tuaj në prizë. Kjo e shkatërron baterinë. Nëse dëshironi që të punoni me karikuesin, atëherë hiqeni baterinë nga laptopi.

Të gjithë duan vetëm iPad!

Të gjithë duan vetëm iPad!

Sipas rezultateve të kërkimit të tregut i cili është realizuar nga Robert Baird, thuhet se shumica e atyre që blejnë tablet, e duanë vetëm atë të kompanisë Apple, iPad.
Nga 1,100 respondentë, shumica e të cilëve jetojnë në SHBA, rreth 50 për qind e tyre kanë thënë se kanë një kompjuter tablet, ose që planifikojnë ta blejnë një të tillë. 
Në mesin e blerësve potencial të kompjuterëve tablet, 94.5 për qind e tyre kanë thënë se janë të interesuar të blejnë një iPad nga Apple. 
Si zgjidhje e dytë është parë edhe tableti i HP’së, TouchPad, i cili ka marrë rreth 10.5 për qind të interesit të blerësve potencial, ndërsa i treti me radhë vjen Motorola Xoom, si modeli i radhës i tabletit të cilin përdoruesit do të ishin të interesuar ta blinin. 
Edhe PlayBook i prodhuesit kanadez Research In Motion është pjesë e listës, mirëpo vetëm një numër i vogël i njerëzve janë të interesuar ta blejnë atë. 
Kështu, edhe një herë më shumë vërehet se Apple mbetet lider në shumë segmente të tregut, ku produktet e saj janë të pamposhtur nga rivalët.

Sunday, August 21, 2011

Si Te Gjejm Driverat e PC's


Lojra te ndryshme

Fifa 11
http://goo.gl/HQePQ

Lojra te ndryshme

The Godfather II
http://goo.gl/qc3oj

 

Si te formatizojm Pc WindowsXp


Folder me Password

made by pc boy1

Si te downloadojm lojra per pc

Nqs deshironi ndonje loj qe nuk e gjeni dot vet mund te kontaktoni me ne ne bloggerin tone ... leni koement ... made by pc boy1

shikoni si te zgjidhni komponentet e duhur per te ndertuar kompjuterin tuaj ..


Rivali i Facebook-ut, Google+, tashmë me lojëra

Google ka nxjerrë lojëra për rrjetin social të tij, Google+, duke e çuar "sulmin" e tij ndaj Facebook-ut në nivelin e ardhshëm. Në një blog, kompania tha se lojërat në Google+ mund të arrihën duke klikuar mbi butonin "Games".

Disa prej lojërave të ofruara nga Google+ përfshijnë Angry Birds, Zynga Poker dhe Bejeweled Blitz.

Si dhe pse të përcillet temperatura e procesorit

Procesorët qendror të kompjuterëve tonë tashmë disa vite kanë nevojë për ftohje shtesë. Ftohja në disa kushte mund të dështojë, prandaj është e rëndësishme që të përcillet se çfarë po ndodh me procesorin.
Sistemet e ftohjes me ajër nënkuptojnë pjesët të cilat rrotullhen, respektivisht ventilatorët. Pjesët lëvizëse janë më të prira ndaj prishjeve për dallim nga ato statike, prandaj komponent kritik i sistemit të ftohjes është pikërisht ventilatori. Mundësinë e prishjes e rrit edhe pluhuri, e atë e tërheq pikërisht funksionimi i sistemit të ftohjes. Prishja e sistemit të ftohjes mund të sjellë deri tek vështirësitë në funksionimin apo deri tek djegia e tërësishme e procesorit.

Prandaj është shumë me rëndësi të monitorohet gjendja e sistemit të ftohjes. Kjo nënkupton inspektimin vizual të ventilatorit, me fjalë tjera të kontrollohet nëse rrotullohet apo jo, por edhe matjen e temperaturës së procesorit. Nëse fillon të ndodh diçka e paparashikuar, temperatura do të ngrihet dhe kështu do t’i jep përdoruesit të kuptojë se diçka nuk është në rregull dhe t’i jep kohë të mjaftueshme për ta fikur kompjuterin, para se të ndodhin prishje serioze. Në raste të paparashikuara mund të kategorizohen mbyllja e sistemit të ftohjes me pluhur, prishje në ventilator apo lëvizje e vet ventilatorit për shkak të dridhjeve të tërë kompjuterit.

Procesorët modern në vete kanë sensor për matjen e temperaturës, prandaj mjafton të gjendet programi i cili do t’i lexojë të dhënat nga ai sensor. Program i tillë është Core Temp, dhe ai mund të shkarkohet nga faqja e publikuar në fund të këtij teksti. Në faqen e njëjtë gjendet edhe lista e procesorëve nga të cilët ky program mund të lexoj të dhënat, por kryesisht bëhet fjalë për procesorët të cilët janë paraqitur gjatë disa viteve të fundit.

Core Temp ofron edhe të dhëna të detajuara për vet procesorin përveç temperaturës së secilës bërthamë në vete (nëse bëhet fjalë për procesor me më shumë bërthama). Përveç temperaturës, është e përcaktuar edhe vlera maksimale të cilën nuk do të duhej të kalojë procesori, sepse në të kundërtën do të mund të vinte deri tek prishja. Programi mund të minimizohet, ku vetëm do të paraqes temperaturën. Pos sistemeve të mëhershme operative, Core Temp mund të punojë edhe në Windows Vista e Windows 7. Ju mund ta shkarkoni ate ketu.

Si të shkarkoni video nga YouTube vetem me nje click!

Si të shkarkoni video nga YouTube vetem me nje click!

Shkarkimi i video materialeve nga YouTube është një gjë shumë e thjeshtë falë shtojcës së Firefox e cila do t’ua ofrojë të njëjtin material në disa video formate të ndryshme.
Në kohën e sotme kur internetit mund t’i qaseni pothuajse nga secili vend, ideja për shkarkimin e videove nga YouTube mund t’u tingëllojë si një gjë e panevojshme, por ka situata kur ndonjë material i caktuar mund t’u nevojitet edhe kur nuk jeni online.
Kini parasysh faktin se secili përdorues i YouTube mund të fshij materialet e veta e videoja që keni menduar ta ruani në kompjuterin tuaj për të ardhmen nuk do të jetë më aty. Ndoshta dëshironi që videon ta shikoni në ekran të madh të televizorit i cili nuk është i lidhur me internet apo dëshironi ta ruani në celularin apo playerin tuaj multimedial për t’ua treguar tjerëve. Cili do qoftë motivi juaj, ne ua rekomandojmë 1 Click YouTube Video Download, një shtojcë për shfletuesin e internetit Firefox i cili derisa po shkruajmë këtë tekst ka arritur deri tek versioni i tij 1.4.
Pas instalimit të kësaj shtojce nën pjesën e djathtë të poshtme të secilit video materiali në YouTube do t’u paraqitet lidhja për shkarkim. Lidhjet do të emërohen sipas formatit të videos. I pari është FLV, bëhet fjalë për formatin Flash video format, i cili do të kërkojë video player përkatës për riprodhim. Videoja në këtë format është e prerë në përmasat 4:3 dhe i koduar para së gjithash për të mos zënë vend shumë. I dyti i ofruari, dhe i rekomanduari prej anës tonë, është formati MP4 i cili do të ofrojë video në rezolucionin 480 x 360 piksela, gjersa i treti është formati 3GP i cili do të njeh shumicën e telefonave celularë dhe është video material i përshtatur për ta me rezolucion 320 x 240 piksela.
Nëse videoja është publikuar në YouTube me rezolucion tyë lartë pas formatit 3GP, ajo do t’u ofrohet për shkarkim në rezolucionet HD e FullHD. Të dy lidhjet ofrojnë video në formatin MP4 me ç’rast i pari është në rezolucionin 1.280 x 720, gjersa i dyti në atë 1.920 x 1.080 piksela. E theksojmë se lidhjet HD e FullHD për shkarkim nuk do të shfaqen nëse videoja origjinale gjatë ngarkimit në shërbimin YouTube ka pasur rezolucion më të ulët sesa këto që përmendëm më sipër.
Video dosjet në formatin MP4 do t’i riprodhojë pa problem Windows Media Player në versionet e tij më të reja. Përderisa shfrytëzuesit e sistemit operativ Windows Vista e Windows 7 nuk kanë nevojë të intervenojnë asnjë gjë më tepër për të lëshuar këto video materiale në kompjuterët e tyre. Nëse dëshironi të shikoni video 3GP, do të jetë e domosdoshme të shkarkoni softuerin Quick Time të Apple për të parë atë video.
Për ta shkarkuar shtojcën e shfletuesit Firefox për të cilën folëm deri më tani, vizitoni këtë lidhje të internetit. (KY PROGRAM PUNON DERI ME MOZILLA FIREFOX 4, versionet me te reja nuk e suportojne).

Shitësit ulin çmimet e iPhone 4, bëjnë vend për iPhone 5

Në prag të daljes së iPhone 5, Target dhe Radio Shack po ulin çmimet e iPhone 4 për të bërë vend për telefonin e ardhshëm të mençur të Apple.

Radio Shack ofron iPhone 4 16 GB me çmim 169 dollarë dhe modelin 32 GB me 269 dollarë. Ndoshta këto çmime do të ulen edhe më shumë në të ardhmen. Radio Shack ka ofruar edhe një metodë tjetër për të tërhequr klientët - sill një model më të vjetër iPhone dhe mund të përfitosh një ulje prej 100 dollarë.

Disa nga dyqanet e Target gjithashtu po ulin çmimin e iPhone 4 duke shitur modelin 16 GB për 150 dollarë dhe modelin 32 GB për 250 dollarë, në bazë të një marrëveshje 2 vjeçare

Shqiptarët sulmojnë faqen serbe





Sulmet e fundit të bëra nga serbët në uebfaqen zyrtare të Parlamentit të Kosovës dhe sulmet e tjera si në faqen e gazetës "Kosova Sot", AdemJashari.com, gjuhashqipe.com kanë nxituar shqiptarët që të ndërmarrin sulme. Grupet shqiptare që kanë sulmuar janë ACA dhe KHS (Kosova Hacker′s Security).

Uebfaqja e sulmuar është www.dssbeograd.rs.

Në të ishte paraqitur harta e Shqipërisë Etnike, duke treguar kështu që ky veprim ishte si mbrojtje e identitetit kombëtar shqiptar të shtetit më të ri në Evropë. Tani uebfaqja është kthyer në gjendjen normale.

Sipas burimeve të globi-ks.com, grupet ACA DHE KHS (Kosova Hacker′s Security) nuk do të ndalen me kaq, por do të ndërmarrin sulme edhe në ditët në vijim./pcworldalbanian/

HP drejt largimit nga biznesi i kompjuterave


Hewlett-Packard, prodhuesi më i madh botëror i kompjuterave personalë, po plnifikon daljen nga divizioni i PC-ve për t’u konvertuar në “cloud computing”.

HP ka vendosur blerjen për më shumë se 10 miliardë dollarë të Autonomy Corp, shoqëria e dytë britanike e programeve me klient si Coca-Cola dhe Nestle.

Shoqëria do të donte të pakësonte varësinë e saj nga PC që kanë marzhe të ulëta fitimi.

Friday, August 19, 2011

Instalimi i windows 7

ketu do te gjeni instalimin e windows 7... linku ju con direkt ne dalondimin e manualit se si te instalosh windows 7 ne kopjuterin tuaj .
http://www.mediafire.com/?bk4so1ypwo6n6o2



Çfarë është USB 3.0?


Quajtur SuperSpeed \u200b\u200bUSB (USB me shpejtësi të lartë), lidhje USB 3.0 do të thotë se gjenerata e fundit mes kompjuterëve dhe pajisjeve periferike (kamera, telefonat, lojtarët muzikë, hard disk i jashtëm, mouse, tastiere. ..). Ai do të zëvendësojë Hi-Speed \u200b\u200bUSB 2.0 tani.
XS Drive 3,0 Hard nga Freecom me USB 3.0 standarde. Shpejtësia e USB 3.0
USB 3.0 mund të teorikisht arrijnë shpejtësinë e transmetimit të 5 GB / s, 10 herë më shpejt se standardi 2.0 (480 Mb / s), përkrah 25 kopje GB file në vetëm 70 sekonda, ndërsa 2,0 nevojshme për 14 minuta për të kryejnë detyra të ngjashme. Edhe njerëzit do të duhet të presin rreth nëntë orë në qoftë se ju jeni akoma duke përdorur USB 1.1.
USB 3.0 është i përshtatshëm për të shkëmbyer foto e madhe madhësia, video MPEG-4 ose backup (backup) të dhënat për hard disk i jashtëm.
USB 3.0 2-way operacion
Ndryshe nga USB 2.0, të dhënat mund të udhëtojnë vetëm në një drejtim në të njëjtën kohë, USB brez të ri mund të lexoni / shkruani të dhënat në të njëjtën kohë nga një deri në tetë USB 2.0 lidhje vetëm katër (dy të lidhura për të marrë të dhëna dhe të prodhimit 2).
USB 3.0 Fuqia Saving
USB 3.0 nuk është vazhdimisht "në kontakt" me pajisje origjinale, apo vetëm sinjal çdo të dhënave transmetimet kohë, që konsumojnë më pak energji se "pasardhës" i tij.
Compatible with USB 2.0
Edhe pse USB 3.0 kërkon që të punojnë në hardware dhe kabllot për të maksimizuar performancën, ky standard është në përputhje USB devices 2,0.
USB 3.0 produkteve
Ka pasur disa produkte të një mbështetje e tillë si chipset NEC 3,0 PD720200 USB, kamerat e HD Pika Grey, i bualli hard SuperSpeed \u200b\u200bUSB hard, hard disk i jashtëm nga Drive Freecom 3,0 Hard XS, USB 3.0 model bordi (mostra) i Asus ... NEC PD720200. Të gjitha produktet në ekran në forum Intel zhvilluesi (IDF 2009), të mbajtur më 22-24/9 në San Francisko (USA). Firma kërkimore INSTAT parashikon standarde të reja do të përbëjnë 25% në vitin 2013 Tregut USB

Pjeset perberese gjat ndertimi te nje kompjuteri ..........


 1-Kasa 

http://www.techwarelabs.com/reviews/cases/Logisys_Clear_Blue_Acrylic/images/Logisys_Acrylic_Case_15.jpg

2-Power Supply ( Blloku i ushqimit_)

http://www.computertipshq.com/wp-content/uploads/2011/06/power-supply.jpg

Main board

http://2.bp.blogspot.com/-O7SThZdvRso/TeAqaO463AI/AAAAAAAAAA4/nQ6u1cRTIx8/s1600/tarjeta-madre.jpg

Procesori...
http://bucarotechelp.com/computers/anatomy/images/celeron.jpg
 Hard disku ....
http://www.evolym.com/wp-content/uploads/2008/12/hdd-st340014a-n-unit.jpg
RAM.
http://static.howstuffworks.com/gif/ram-ch.jpg

Kartela Grafike.

DVD.
http://indiapricelist.com/wp-content/uploads/2011/01/External-DVD-Writers.jpg
Kulleri,.
http://www.frostytech.com/articleimages/200809/CMv8_pspc.jpg

5 antiviruset me te fuqishem ne ditet e sotme ...

 Antiviruset jan nje pik kyce ne kompjutrin tone .Te pasurit nje antivirus ne kopjutrin tuaj ju ben juve me te sigurt ndaj viruseve dhe softwareve te rrezikshem ...
#1. ESET NOD32

nod32 antivirus 5 Most Powerful and Efficient Antivirus for Your PC





#2. Avast

Avast 5 Most Powerful and Efficient Antivirus for Your PC

Official Download Link
#3. Kaspersky
kaspersky antivirus 5 Most Powerful and Efficient Antivirus for Your PC

Official Download Link
#4. Norton 360
Norton360 5 Most Powerful and Efficient Antivirus for Your PC

Official Download Link
#5. AVG Antivirus 2011
avg antivirus 5 Most Powerful and Efficient Antivirus for Your PC

Ketu ju tregoj se si duhet ta shpejtoni PC, nese e keni te dobet!!!

Së Pari Shkojm Me Service Hacking. Dmth me Shërbimet
1.Shkojm në Start
2.RUn
3.Services.msc

Pastaj pasi që të Hapet Services
Duhet Që ti Bëjm Disa Shërbime aty që Nuk ju nevoiten Gjat. Startimit Të Kompjuterit
E tani Duhet Ti ndaleni ne Service Këto që i kam Shkruar Më posht
Me Një Dyfish Klikim Dmth Mbi Të klikoni Disabled:

Alerter : Disabled
Automatic Updates: Gjithashtu Edhe Kjo !
Background Intelligent Transfer Service: Gjithashtu Edhe Kjo !
Computer Browser: Gjithashtu Edhe Kjo !
Error Reporting Service: Gjithashtu Edhe Kjo !
Event Log : Gjithashtu Edhe Kjo !
Fast User Switching Compatibility: Poashtu !
Help and Support: Poashtu !
Human Interface Device Access: Poashtu Disabled
IMAPI CD-Burning COM Service: Poashtu Disabled
Indexing Service : Poashtu Disabled
Performance Logs and Alerts : Poashtu Disabled
Remote Registry: Poashtu Disabled
Secondary Logon: Poashtu Disabled
Security Center: Poashtu Disabled
Serveroashtu Disabled
System Restore Service: Poashtu Disabled
Task Scheduler: Poashtu Disabled
Telnet: Poashtu Disabled
Terminal Services: Poashtu Disabled
Windows Firewall/Internet Connection Sharing (ICS): Poashtu Disabled
Wireless Zero Configuration: Kët Mos e Ndaleni Nëse e keni me Anten Se ju ndalet Rrejti
Workstation Poashtu Disabled

Pastaj e Mbyllem dirtaren X

Si ta pastrojm USB nga virusat

 
1.Se pari e kycim usb ne kompjuter edhe hyjme ne usb dhe shkojme dhe e bejme Kerko (Search)

2.Kerko te gjitha filet dhe dosjet (Search all files and folders)

3.Ne shiritin e kerkimit e shkruan .exe

4.Te paraqiten te gjitha filet apo programet egzekutive

5.I kerkon dosjet (folderet),winfile,data me .exe dhe i zgjedhe (Selekton)

6.I pastron duke i fshire (Delete) ,por duhet qe para se t'ia beni Delete te keni te zgjedhur (selektuar) vetem dosjet
(folderet),winfile,data me .exe

7.U pastrua usb juaj nga keto dy viruse .

Si ta bejme te Punoj me SHpejt Mozilla Fire Fox

Pasi te keni klikuar mbi shortcut vetempercilleni hapat ne vazhdim: 1- Klikoni me tastin e djathte te mausit mbi shortcut-in e Firefox-it 2- Zjgjidheni Propertise 3- Pasi te hapet shkoni tek fusha target 4- dhe shtoni " /Prefetch:1" (ne fund te tekstit, pa e fshire taxtin praprak. 5- Teksti do te dukej keshtu C:Program FilesMozilla Firezoxfirefox.exe" /Prefetch:1 6- Klikoni "Apply" 7- Klikoni "OK"

iPhone-t janë për optimistët

Sipas një sondazhi të realizuar nga Hunch - një faqe interneti që përpiqet të marrë vendimet nga duart tuaja (dhe mendja) - përdoruesit e Android-it kanë 86 për qind më shumë gjasa se përdoruesit e iPhone për të jetuar në fshat.

Gjithashtu sipas kësaj faqeje personat që preferojnë robotin e vogël jeshil kanë 80 për qind më shumë gjasa të kenë një diplomë të shkollës së mesme, dhe 71 për qind e tyre "ndjekin" në vend që të drejtojnë.

Ndërsa për përdoruesit e iPhone, 67 për qind e tyre kanë më shumë gjasa të kenë të ardhura prej 200,000 dollarësh, kanë 39 për qind më shumë gjasa të deklarojnë se janë të mirëmbajtjes së lartë, dhe 18 për qind e tyre ka mundësi të jenë femra.

Si te hapesh nje Blogger (website) !!

Rruga me e lehte dhe me e perhapur ditet e sotme, si te thuash dhe shume ne mode, eshte te kesh nje blog. (weblog - ditar online). Qe te besh nje blog nuk eshte shume e komplikuar. Do mjaftonte te blesh nje domen (tip steriotipib.com dhe pastaj te blesh nje hapesire ne server (zakonisht ndodh qe hapesiren dhe domenin i blen se bashku) dhe pastaj nis punen per krijimin e faqes tende personale, qe sic thashe me siper me e mira dhe me e lehta eshte ne formen e blogut.
Por per nje fillestar edhe keto  hapa qe permenda me siper mund te jene te veshtira.
Per ty une do te sugjeroja te hapje nje llogari tek www.blogger.com i cili eshte sot sherbyesi me i madh per blogje ne bote. Vlen per t'u permendur se blogger.com eshte prone e Google, fakt qe ia shton shume vleren pasi Google ka emer te mire per sherbime shume cilesore.
Pasi te kesh hapur llogarine tek Blogger ti do kesh nje faqe te tipit steriotipiB.blogspo t.com (ky eshte nje shembull se ti mund te perdoresh nje emer tjeter ne vend te steriotipiB, por ama pjesa tjeter do te jete ashtu sic e kam vene une, pra blogspot.com)
Nga njera ane kjo mund te mos duket shume zgjidhje e duhur pasi eshte nje adrese e gjate, por ka dhe te mirat e veta, pasi mbi te gjitha eshte falas e ti nuk duhet te paguash per domen dhe host.
Hap nje llogari tek blogger dhe une mund te te mesoj me pas se si mund ta besh adresen e gjate cateduashti.blogspo t.com me nje adrese normale tip www.cateduashti.com sepse me sa kam lexuar Blogger e lejon kete gje, por  duke futur duart per ndryshime te vogla ne panelin e kontrollit.

Si te formatoj komjuterin?

Pasi vura re se shume persona kerkojne ne google informacione se si te formatojne kopjuterin e tyre vendosa te bej nje shkrim te shkurter mbi kete problem. Mbase dikujt do i duke si e panevojshme por besoj se nuk prish pune. Ky artikull shpjegon ne linja te gjera si instalohet Windows XP.
  • Hapi i pare per te formatuar kompjuterin tuaj eshte te pajiseni me nje disk, CD, instalimi te Windows XP.
  • Me pas duhet te siguroheni qe PC juaj ben boot nga CD-room. Per default boot behet nga hard disk. Per te ndryshuar kete kur ndizet PC juaj shtypni butonin F12 per tu futur ne BIOS. Ne dritarja qe do ju hapet ne menu lart kerkoni Boot. aty duhe perdorur shigjetat zgjidhni CD-room.
  • Me pas fusni cd dhe beni restart PC.
  • Kur PC juaj te ndizet do ju dali nje msg i tipit “Press any key to boot from cd”, ne kete moment shtypni nje buton cfaredo te tstieres.
  • Do ju hapet menu e formatimit. Lexoni me vemendje dhe zgjidhni opsionet qe ju deshironi. Shikoni shpjegimet ne figurat e meposhtme.
  • Pasi te formatohet hard disk PC do beje restart dhe do ju dali perseri msg i pikes 4. Kesaj here mos shtypni gje e pas disa sekondash do ju dali menu e instalimit te windows. Shikoni figurat per shpjegime me konkrete.
  • Kur te mbaroni instalimin  windows dhe PC juaj te jete perseri funksional kontrolloni qe te gjitha driverat te tjene te instaluar. Nqs mungon ndonji instaloheni nga CD e PC suaj apo duke e kerkuar ne internet.
  • pas ketyre PC juaj eshte gati dhe mund te instaloni te gjitha programet qe ju perdorni normalisht.
Keto jane hapat ne linja te gjera per te formatuar PC tuaj. Nqs a ndonje mangesi komentojeni me poshte per te rregulluar artikullin. Faleminderit.