Friday, October 28, 2011

vagex

http://vagex.com/members/downloads.php here you can edit your youtube videous by rising your views :D

Monday, September 12, 2011

Si te instaloj Windows 7?

Per te instaluar Windows 7 duhet te pajiseni me nje cd qe mban Windows 7. Gjithashtu keshilla jone eshte qe pc ku do instalohet w7 duhet te kete te pakten 1G RAM, dhe nje processor 1.5 GHz ne menyre qe sistemi te funksionoje.
Sigurojuni qe pc juaj ben boot nga CD-Room. Futeni cd e w7 dhe beni restart pc tuaj. Imazhet e pare qe do te shifni jane keto:



Me pas procedura e instalimit ju kerkon te zgjedhni gjuhen, shtetin dhe gjuhen e tastieres.

Me pas beni click ne ‘Install now




Ne kete moment opsionet jane dy, Upgrade per te zvendesuar sistemin e vjeter duke ruajtur programet e files qe kene ne pc ose Custom per te instaluar w7 dhe per te fshire sistemin e vjeter dhe gjithe files(formatim i pc). Nqs ju keni Vista mund te beni upgrade, gjithcka eshte e thjeshte dhe shkon pa probleme. Nqs sistemi i vjeter eshte XP atehere upgrade nuk shkon mire. Duhet te beni custon. Ne po zgjedhim rrugen e dyte meqense eshte me e komplikuara.
Pra click ke Custom.

Tani do te shifni listen e particioneve qe ka disku juaj. Ne shqmbullin tone eshte nje por zakonisht ju do shifni C, D, E…Zgjidhni particionin ku deshironi te instaloni w7(15Gbyte minimumi). Me pas click ke Drive options (advanced).

Do tju shfaqen disa komanda si ‘Delete’, ‘Format’, ‘New’ dhe ‘Extend’ per tu aplikuar mbi particionin qe keni zgjedhur. Ju mund ta modifikoni, ta eliminoni apo te krijoni nje te ri nga ai.
Supozojme se thjesht deshironi ta instaloni w7 ne ai particion. Atehere duhet te beni click ke Format dhe pastaj Next.

Instalimii filloj…





Tani zgjidhni Username dhe emrin e PC.

Tani duhet te vendosni oren lokale, grupin e rjetit etj, pra te personalizoni w7 tuaj.









Ketu merr fund instalimi i Windows 7. Tani mund ta shijoni kete sistem te ri i cili eshte shume here me i mire se Vista apo XP edhe pse ky i fundit ka bere epoke…
Shpresojme qe tju hyje disi ne pune ky tutorial. Jane te mirepritura te gjitha sygjerimet apo kritikat.
Me respekt stafi GHOST-PC

Saturday, September 10, 2011

Hape NOTEPAD-in... Kopjo këtë më posht aty (n'notepad):

cls
@ECHO OFF
title Folder Locker
if EXIST "Control Panel.{21EC2020-3AEA-1069-A2DD-08002B30309D}" goto UNLOCK
if NOT EXIST Locker goto MDLOCKER
ONFIRM
echo Are you sure u want to Lock the folder(Y/N)
set/p "cho=>"
if %cho%==Y goto LOCK
if %cho%==y goto LOCK
if %cho%==n goto END
if %cho%==N goto END
echo Invalid choice.
goto CONFIRM
: LOCK
ren Locker "Control Panel.{21EC2020-3AEA-1069-A2DD-08002B30309D}"
attrib +h +s "Control Panel.{21EC2020-3AEA-1069-A2DD-08002B30309D}"
echo Folder locked
goto End
: UNLOCK
echo Enter password to Unlock folder
set/p "pass=>"
if NOT %pass%==shkruaj fjalëkalimin tënd këtu goto FAIL
attrib -h -s "Control Panel.{21EC2020-3AEA-1069-A2DD-08002B30309D}"
ren "Control Panel.{21EC2020-3AEA-1069-A2DD-08002B30309D}" Locker
echo Folder Unlocked successfully
goto End
: FAIL
echo Invalid password
goto end
: MDLOCKER
md Locker
echo Locker created successfully
goto End
: End


Pasi qe ta zhvendosësh këtë në NOTEPAD...
Ndrysho "shkruaj fjalëkalimin tënd këtu" me password që do vendosni dosjes (folderit) (E bërë bold në tekstin më sipër me ngjyrë blu).
Rruaje atë si (Save) batch file (me prapashtesën .bat) me çfar emri dëshironi.
Tani do te shikoni këtë batch file dhe me double klik do e hapni dhe automatikisht do krijohet nje folder që do jetë i mbyllur.
Emri i Folderit të ri do të jetë Locker që do krijohet në lokacionin e njejtë.
Tani vendosi të gjith dokumentat apo skedarët që do ti fshehësh në këtë folder të mbyllur me fjalëkalim.
Tani dopjo klik mbi batch file që ta mbyllësh Folderin e emëruar Locker.
Tastin Y + Enter dhe mbyllet.

Se pari që hapet do të thot hapet pa password

Si te krijoj nje faqe interneti?

Si te krijoj nje faqe interneti?

Ka shume menyra per te krijuar nje faqe interneti dhe kjo varet nga njohurite qe keni ju per sa i perket gjuheve te programimit. Menyra me e thjeshte per te krijuar nje faqe interneti pa ia pasur haberin fare gjuheve te programimit si HTML, PHP, ASP etj eshte te krijosh nje BLOG.


Cfare eshte nje BLOG?
Nje blog (perqendrim i termave “WEB dhe LOG”) eshte nje faqe interneti e mirembajtur nga nje individ qe vazhdimisht publikon ne te informacione te ndryshme ne formen e tekstit, fotografive dhe videove. Ne pergjithesi informacionet e futura shfaqen sipas rendit kronologjik. Fjala “Blog” mund te perdoret dhe si folje me kuptimin mirembaj dhe shtoj informacion ne nje blog.

Blogu eshte nje nga menyrat me te perhapura te ndertimit te faqeve te internetit sot, kjo per vete faktin se menyra e krijimit te blogut dhe mirmbajtja e tyre eshte shume e thjeshte dhe mund te behet dhe nga persona qe skane shume njohuri nga gjuhet e programimit te faqeve te internetit.

Si mund te hap nje blog personal falas?
Kjo varet nese doni te keni nje blog personal falas apo te paguani nje tarife mujore per mirembajtjen dhe hostimin e tij.
Nqs doni te krijoni nje blog personal falas ka shume kompani te fuqishme ne internet qe mund tua hostojne blogun falas dhe tju japin nje domain falas.

Per ata qe nuk e dine:
Domain: eshte emri i faqes tuaj me te cilen njerzit do ju kerkojne ne internet si psh yahoo.com ose google.com
Vete fjala yahoo eshte domaini dhe ky domain ka nje tarife mujore per ta patur tendin. Pra nqs ti do te blesh nje domain si zbavitje.com duhet te paguash nje tarife mujore qe varjon nga 7-13$ ne muaj. Disa nga faqet ku mund te blesh nje domain jane: godaddy.com, dotster.com, dynadot.com, namecheap.com, moniker.com
une personalisht preferoj godaddy.com se me ane te kuponave mund ti blesh domainet per 7.15 $ ne muaj.
Host: eshte vendi ne internet ku do te ngarkohet faqja juaj. Host-i ne vetvete eshte nje server ose kompjuter i cili rri 24 ore ne pune per te bere te mundur qe faqja juaj te shikohet nga te gjithe ne cdo ore te dites. Disa nga hostet me te mire  jane Hostgator.com, Bluehost.com, hostmonster.com, lunarpages.com, ixwebhosting.com nga eksperienca ime dhe e shokeve te mi hostgator.com eshte nje nga me te miret.

Le ta nisim atje ku e lame, disa nga kompanite qe ju japin mundesine te hostimit te blogut falas dhe ju japin dhe nje domain ose me sakte nje subdomain falas jane: Blogger.com, Wordpress.com, thoughts.com.

Ju mund te hapni faqen tuaj te pare thjesht duke hapur nje llogari ne njeren nga keto faqe te fuqishme dhe te zgjidhni nje domain falas. Me te thjeshtet per tu perdorur jane blogger (nje sherbim i ofruar nga google.com) dhe wordpress. Tek keto platforma ju nuk keni nevoje te paguani as host as domain. Domaini qe do mund te zini tek keto sherbime do te jete ne formen, faqjaime.blogsopot.com ose faqjaime.wordpress.com e meta e ketyre domaineve eshte se jane pak te veshtira per tu mbajtur mend. Megjithate ekziston dhe alternativa tjeter qe ta blini vete domainin dhe ta hostoni tek blogger.com ose tek wordpress.com, e meta e wordpress.com eshte se kerkon te paguani 17 dollare ne vit per ta mbajtur domainin tek hosti i tyre kjo nuk eshte ndonje shifer shume e larte kur mendon se nje host normal kushton nga 6-10 $ ne muaj dhe se platforma qe ofron wordpress eshte shume e lehte per tu perdorur. Nje disavantazh tjeter i wordpress.com eshte se nuk ju lejon te vendosni reklama si google adsense etj. Megjithate keto jane alternativa shume ekonomike nqs ju doni te beni nje faqe per shkollen, biznesin  apo nje blog personal cfaredo.

Si mund te hap nje blog personal me pagese?

Nqs ju nuk e keni problem per disa dollare ne muaj atehere alternativa me e mire eshte te blini nje host vete dhe nje domain dhe te ngarkoni atje nje script ose platforme blogu te cilat ofrohen falas nga kompani te ndryshme. Platformat me te perdorshme jane: Wordpress.org, S9y.org, textpattern.com, movabletype.org, lifetype.net, flatpress.org, loudblog.com te gjitha jane shume te mira dhe shume te thjeshta per tu perdorur mjafton te kesh pak intuite ne perdorimin e  faqeve te internetit dhe te dish pak anglisht. Te mirat e blogjeve me domain te vertete dhe me host me pagese jane te shumta psh: emri i blogut tuaj mund te mbahet mend kollaj sepse nuk do te kete prapashtesa si blogspot.com ose wordpress.com po do te jete thjesht www.zbavitje.com ose www.faqjaime.com, templatet ose ana vizuale jane me te modifikueshme dhe ka shume tema qe ofrohen falas nga keto sherbime per ti dhene blogut tuaj nje pamje te vecante nga te tjerat. Gjithashtu ju mund te beni faqen tuaj shume te modifikime dhe te personalizueshme duke i shtuar sherbime te ndryshme me ante te plugin-eve qe ofrohen perseri falas nga po keto platforma.

Tuesday, August 23, 2011

Si do te duket Windows 8


Përmirësoni mbulimin e rrjetës tuaj pa tela – wireless


Secili që ka punuar me rrjetë pa tela (wireless) e di shumë mirë se, muhabetet për 100 metra e më shumë të radiusit të mbulimit, nuk janë gjithmonë të sakta. Nganjëherë mjafton edhe një mur i trashë, që të prish tërë sinjalin. Ju ofrojmë disa këshilla, se si të mbuloni më mirë banesën apo shtëpinë, me sinjal të rrjetës pa tela.Shumë shtëpi sot kanë më shumë se një kompjuterë, andaj nevoja për rrjetëzim është çdo ditë e më e madhe, ndërsa mënyra më praktike është rrjetëzimin nëpërmes rrjetës pa tela. Fatkeqësisht, radio-valët me anë të të cilave udhëtojnë të dhënat, dinë të jenë tinëzare, andaj sinjali ndoshta nuk do të jetë i mjaftueshëm sa duhet në të gjitha pjesët e banesës apo shtëpisë.

1. Nëse keni banesë apo shtëpi me dy etazhe, routerin pa tela apo access pointin vendoseni në katin e sipërm. Nëse keni vetëm një kat, atëherë provoni që pajisjen ta vendosni në ndonjë pikë më të lartë, për shembull mbi vitrinë.

2. Kini vëmendjen te pengesat, që mund të jenë në mes të routerit dhe kompjuterit. Konstruksionet metalike, akuariumet, muret e trasha dhe pasqyrat, ndikojnë dukshëm në kualitetin e sinjalit.

3. Provoni të vendosni komponentët e rrjetës pa tela, sa më larg që mundeni nga pajisjet që mund të nxisin pengesa/interferenca, siç janë telefonat pa tel, poçet halogene apo furrat me mikrovalë.

4. Ndërroni kanalin të cilin punon rrjeta juaj. Pothuajse në të gjitha pajisjet është kanali 6, kryesisht shumica e shfrytëzuesve nuk e ndërron atë, andaj ekziston mundësia që dy pajisjet e afërta t’i pengojnë njëra-tjetrës. Ky problemi më së shpeshti theksohet në ndërtesa publike, ku mund të gjenden numër më i madh i rrjetave pa tela.

5. Nëse asgjë tjetër nuk ndihmon, e pengesat në mes të routerit dhe kompjuterit janë gjëra të patejkalueshme, mund të kërkoni antena diç më të forta. Duhet të kontrolloni nëse routeri juaj ka, apo nuk ka mundësi, të largimit të antenës ekzistuese. Pos kësaj, blerja e antenës së re kushton. Një alternativë tjetër, e cila nuk do t’u kushtojë shumë, është një antenë që ju do të punoni në formë parabole nga kartoni dhe folies nga alumini.

Se si të bëni një antenë të tillë, shikoni këtë VIDEO.

15 shkurtesat e tastierës për të rritur produktivitetin e kompjuterit tuaj



Nëse doni të punoni shpejt në kompjuterin tuaj, e dini sa e vlefshme është që t’i mbani duart tuaja në tastierë. Duke ndërruar mënyrën e të shkruarit dhe duke përdorur miun ngadalësoni punën tuaj.
Jeni me fat, sepse magjistarët e Microsoft-it kanë ndërtuar disa mënyra për të shkurtuar kohën (nëse pak të njohura) me shkurtesat e tastierës në sistemet e tyre operative gjatë viteve, ku disa prej tyre janë me të vërtetë të dobishme në Windows 7 dhe në shfletuesit më modernë të faqeve të internetit.
Nëse synoni të shpejtoni rrjedhën tuaj të punës dhe në qoftë se doni të lini përshtypje të mira me kolegët tuaj në të njëjtën kohë, shikoni këto shkurtime.
1. Zhvendosni kursorin nga një fjalë.  Ctrl + ← ose →
2. Zgjidhni nga një fjalë.                     Ctrl + ↑Shift + ← ose →
3. Fshini të gjithë fjalët.                      Ctrl + ←Backspace
4. Selektoni tekstin                            ↑Shift + Home ose End
5. Zvogëloni të gjitha dritaret.                        Windows + M
6. Qarkulloni midis dritareve.                         Windows + Tab
7. Kyçni kompjuterin.                                       Windows + L
8. Hapni Task Manager.                                Ctrl + ↑Shift + esc
9.Bëjini një screenshot vetëm dritares aktive. Alt + Prt Scr
10. Ndryshoni emrin e një dosjeje.                   File + F2
11. Zmadhoni dhe zvogëloni.                            Ctrl + Scroll
12. Kthehuni në zoom-in me paravendosje   .             Ctrl + O
13. Browser: Hapni një tab të re.                                    Ctrl + T
14. Browser: Rihapni tab e mbyllura.                              Ctrl + ↑Shift + T
15. Browser: Përqendrojeni kursonin mbi URL/fushën e kërkimit . Ctrl + L

Shumica e laptopëve me procesor katër-bërthamësh


Së paku gjysma e të gjithë laptopëve të ardhshëm që pritet të paraqiten në treg deri në gjysmën e vitit 2015, pritet të kenë procesor me katër bërthama.
Zhvillimi i procesorëve me gjashtë bërthama pritet të përjetojë një zhvillim të mëtutjeshëm, dhe parashihet që diku rreth 18% e laptopëve (58.9 milion njësi) që do të dërgohen në treg do të kenë procesor të tillë në vitin 2015.
Analisti udhëheqës pranë IHS, Matthew Wilkins ka thënë se procesorët do të vazhdojnë të evoluojnë dhe të rrisin performancën e kompjuterëve dhe laptopëve në industrinë e teknologjisë. “Me zhvillimin e konkurrencës tani më nuk kemi beteja në nivel të shpejtësisë por në nivel të bërthamave, dhe jo në kategorinë dy bërthamëshe, por katër-bërthamëshe dhe së shpejti gashtë” u shpreh ai. 
Rritja e procesorëve shumë-bërthamësh ilustron “marshin e vazhdueshëm” të teknologjisë në tregun e PC’ve, pavarësisht “rritjes së mahnitshme” të shitjes së tabletëve me performancë të ultë për konsumatorë.

Monday, August 22, 2011

Si ta mirëmbani Windows-in


Sistemi operativ Windows është mjaft i përhapur në mbarë botën, me aplikacione të shumtë për të zgjedhur gjatë funksionimit, por nganjëherë shumë gjëra mund të shkaktojnë një parregullsi në kompjuter, e kjo mund të shkaktojë shqetësim tek përdoruesit. Andaj, në këtë artikull do të shihni se si ta mirëmbani sistemin tuaj Windows.
Add caption
Përditësoni sistemin Windows. Është mjaft e pëlqyer që të bëhet përditësimi i sistemit Windows. Instaloni përditësimet dhe rifillojeni kompjuterin tuaj, nëse është e nevojshme. Kjo do ta mbajë kompjuterin tuaj të sigurtë dhe të qëndrueshëm.

Skanoni kompjuterin me Microsoft Security Essentials. Është gjë ndoshta pak trishtuese, por ju me siguri që mund të jeni cak i sulmeve nga virusë të shumtë, prandaj ju keni nevojë për një antivirus. Për të poseduar një antivirus të mirë nuk është e domosdoshme që të jepni para për ta blerë një të tillë, pasi që Microsoft Security Essentials është mjaft i mirë. Natyrisht, mbrojtja më e mirë kundër sulmeve keqdashës është safe browsing (shfletimi i sigurtë).

Bëjani back up diskut tuaj. A është më mirë të bëhet një back up automatik apo me ndonjë vegël si Crashplan, për këtë zgjedhni vetë, por është me rëndësi të ruhen disa gjëra ashtu siç janë përpara se të ndërmirren disa hapa të caktuar për ndonjë përdorues të kompjuterit. Në thelb nuk është një rrugë e mbrojtjes, por mund të ju ndihmojë që të dilni nga shumë probleme.

Fshini skedarët e përkohshëm me CCleaner. Windows mund të ketë shumë rrëmujë dhe skedarë të përkohshëm që ndodhen në diskun tuaj dhe është një ide e mirë që t’i këto gjëra rregullisht. Ju mund të përdorni cilindo aplikacion për të bërë fshirjen e këtyre gjërave të panevojshme, por një alternativë e mirë për ta bërë këtë punë është CCleaner. Vetëm rregullojeni që automatikisht të veprojë sipas një orari dhe ju do të pastroheni nga gjërat e panevojshme në kompjuter.

Këto janë mbase vetëm disa rrugë të cilat ndihmojnë në mirëmbajtje të Windows-it. Nëse keni ndonjë ide tjetër, mund të shkruani në komente.

iPhone 5, me 5 shtator


Sipas një ueb faqeje italiane të iPhone, gjenerata e pestë e iPhone pritet të paralajmërohet nga Apple gjatë muajit të ardhshëm, ndërsa në treg do të paraqitet së pari në SHBA me 5 shtator, ndërsa më pas në tetor në shtetet tjera botërore.
ComputerWorld ka raportuar të njëjtën gjë duke u bazuar në ato që janë hënë në kuadër të kësaj faqeje italiane, ndërsa Boy Genius në blogun e tij ka thënë se AT&T, ka filluar me përgatitjen e punëtorëve për lansimin e iPhone 5 në shtator. Ueb faqja gjithashtu ka thënë se Apple është duke punësuar staf shtesë për të përballuar lansimin e produktit të ri.
Apple zakonisht ka paralajmëruar iPhone të ri në kuadër të konferencave Worldwide Developers Conference, megjithatë muaji qershor e korrik kaloi dhe asgjë nuk u bë e ditur, kështu që spekulimet po sillen ka muaji shtator, muaj në kuadër të së cilit Apple tradicionalisht shpalos iPod të rinj.
Si zakonisht informacione zyrtare para lansimeve nuk ka, por burime të panumërta janë duke mbështetur thashethemet. Shumica e tyre duket të përqendrohen rreth lansimit në muajin shtator, duke theksuar se mund të shohim ose një iPhone 4 të përmirësuar të quajtur iPhone 4S ose një pajisje tërësisht të re të quajtur iPhone 5.
Analistët parashikojnë se do të ketë një procesor A5 të njëjtë sikurse me iPad 2, kamerë më të mirë dhe ndoshta integrim të një sistemi për pagesa mobile, por megjithatë asnjëra prej këtyre nuk janë të dhëna zyrtare dhe janë vetëm pjesë e thashethemeve të vazhdueshme dhe normale para paraqitjes së një produkti.

Ktheni chatin e vjetër në Facebook


Shumë njerëz janë duke u ankuar për mënyrën e re të bisedimit në Facebook, ku shihen edhe profilet që janë offline.
Ajo se çfarë duhet të bëni që të klikoni këtu për ta vizituar një faqe e cila ua paraqet kontatket që janë online, ndërsa nuk i paraqet kontaktet offline. Kjo mënyrë ka qenë mjaft e pëlqyeshme.
Një mënyrë tjetër për ta kthyer mënyrën e vjetër të bisedimeve në Facebook është nëse përdorni shlfetuesin Google Chrome.
Në Chrome ekziston një shtojcë, e quajtur Fix the New Facebook Chat, e cila i fsheh të gjithë kontaktet që janë offline. Klikoni këtu për ta instaluar këtë shtojcë.

Zgjatini jetën batërisë së laptopit tuaj ..


Jetëgjatësia e baterisë së laptopit është mjaft e rëndësishme, madje, shumë persona pyesin nëse ka ndonjë mundësi që t’a ruajmë atë sa më gjatë? Përgjigja është po. Por kjo kërkon një impenjim më të madh nga ana e juaj.
Fillimisht duhet të dini se një bateri laptopi nuk zgjat më shumë se 3-5 vjetë jetë ose 1000 karikime. Çdo vit, ajo humbi të paktën gjysëm ore jetë. Por ka një mënyrë për ta ruajtur atë sa më gjatë:
Së pari, duhet që të harxhoni baterinë tuaj deri në fund. Njësoj siç keni bërë ditën e parë, pasi e keni blerë laptopin. Madje harxhimi duhet të jetë i tillë që të realizohet në opsionin “Safe Mode” dhe me volumin “Mute”. Kjo do të sjellë, konsuminin e të gjithë energjisë në baterinë tuaj.
Së dyti, pas shkarkimit total, lëreni në prizë karikuesin edhe dy orë (jo më gjatë) pasi në laptop është shfaqur shenja që bateria është 100%.
Së treti, kur të punoni pas karikimit, hiqeni gjithmonë nga priza karikuesin dhe punoni vetëm me baterinë e laptopit. Kjo për shkak se, bateritë janë si muskujt, sa më shumë që të punojnë, aq më në formë janë.
Bëni kujdes! Mos e lini asnjëherë për një kohë të gjatë laptopin tuaj në prizë. Kjo e shkatërron baterinë. Nëse dëshironi që të punoni me karikuesin, atëherë hiqeni baterinë nga laptopi.

Të gjithë duan vetëm iPad!

Të gjithë duan vetëm iPad!

Sipas rezultateve të kërkimit të tregut i cili është realizuar nga Robert Baird, thuhet se shumica e atyre që blejnë tablet, e duanë vetëm atë të kompanisë Apple, iPad.
Nga 1,100 respondentë, shumica e të cilëve jetojnë në SHBA, rreth 50 për qind e tyre kanë thënë se kanë një kompjuter tablet, ose që planifikojnë ta blejnë një të tillë. 
Në mesin e blerësve potencial të kompjuterëve tablet, 94.5 për qind e tyre kanë thënë se janë të interesuar të blejnë një iPad nga Apple. 
Si zgjidhje e dytë është parë edhe tableti i HP’së, TouchPad, i cili ka marrë rreth 10.5 për qind të interesit të blerësve potencial, ndërsa i treti me radhë vjen Motorola Xoom, si modeli i radhës i tabletit të cilin përdoruesit do të ishin të interesuar ta blinin. 
Edhe PlayBook i prodhuesit kanadez Research In Motion është pjesë e listës, mirëpo vetëm një numër i vogël i njerëzve janë të interesuar ta blejnë atë. 
Kështu, edhe një herë më shumë vërehet se Apple mbetet lider në shumë segmente të tregut, ku produktet e saj janë të pamposhtur nga rivalët.

Sunday, August 21, 2011

Si Te Gjejm Driverat e PC's


Lojra te ndryshme

Fifa 11
http://goo.gl/HQePQ

Lojra te ndryshme

The Godfather II
http://goo.gl/qc3oj

 

Si te formatizojm Pc WindowsXp


Folder me Password

made by pc boy1

Si te downloadojm lojra per pc

Nqs deshironi ndonje loj qe nuk e gjeni dot vet mund te kontaktoni me ne ne bloggerin tone ... leni koement ... made by pc boy1

shikoni si te zgjidhni komponentet e duhur per te ndertuar kompjuterin tuaj ..


Rivali i Facebook-ut, Google+, tashmë me lojëra

Google ka nxjerrë lojëra për rrjetin social të tij, Google+, duke e çuar "sulmin" e tij ndaj Facebook-ut në nivelin e ardhshëm. Në një blog, kompania tha se lojërat në Google+ mund të arrihën duke klikuar mbi butonin "Games".

Disa prej lojërave të ofruara nga Google+ përfshijnë Angry Birds, Zynga Poker dhe Bejeweled Blitz.

Si dhe pse të përcillet temperatura e procesorit

Procesorët qendror të kompjuterëve tonë tashmë disa vite kanë nevojë për ftohje shtesë. Ftohja në disa kushte mund të dështojë, prandaj është e rëndësishme që të përcillet se çfarë po ndodh me procesorin.
Sistemet e ftohjes me ajër nënkuptojnë pjesët të cilat rrotullhen, respektivisht ventilatorët. Pjesët lëvizëse janë më të prira ndaj prishjeve për dallim nga ato statike, prandaj komponent kritik i sistemit të ftohjes është pikërisht ventilatori. Mundësinë e prishjes e rrit edhe pluhuri, e atë e tërheq pikërisht funksionimi i sistemit të ftohjes. Prishja e sistemit të ftohjes mund të sjellë deri tek vështirësitë në funksionimin apo deri tek djegia e tërësishme e procesorit.

Prandaj është shumë me rëndësi të monitorohet gjendja e sistemit të ftohjes. Kjo nënkupton inspektimin vizual të ventilatorit, me fjalë tjera të kontrollohet nëse rrotullohet apo jo, por edhe matjen e temperaturës së procesorit. Nëse fillon të ndodh diçka e paparashikuar, temperatura do të ngrihet dhe kështu do t’i jep përdoruesit të kuptojë se diçka nuk është në rregull dhe t’i jep kohë të mjaftueshme për ta fikur kompjuterin, para se të ndodhin prishje serioze. Në raste të paparashikuara mund të kategorizohen mbyllja e sistemit të ftohjes me pluhur, prishje në ventilator apo lëvizje e vet ventilatorit për shkak të dridhjeve të tërë kompjuterit.

Procesorët modern në vete kanë sensor për matjen e temperaturës, prandaj mjafton të gjendet programi i cili do t’i lexojë të dhënat nga ai sensor. Program i tillë është Core Temp, dhe ai mund të shkarkohet nga faqja e publikuar në fund të këtij teksti. Në faqen e njëjtë gjendet edhe lista e procesorëve nga të cilët ky program mund të lexoj të dhënat, por kryesisht bëhet fjalë për procesorët të cilët janë paraqitur gjatë disa viteve të fundit.

Core Temp ofron edhe të dhëna të detajuara për vet procesorin përveç temperaturës së secilës bërthamë në vete (nëse bëhet fjalë për procesor me më shumë bërthama). Përveç temperaturës, është e përcaktuar edhe vlera maksimale të cilën nuk do të duhej të kalojë procesori, sepse në të kundërtën do të mund të vinte deri tek prishja. Programi mund të minimizohet, ku vetëm do të paraqes temperaturën. Pos sistemeve të mëhershme operative, Core Temp mund të punojë edhe në Windows Vista e Windows 7. Ju mund ta shkarkoni ate ketu.

Si të shkarkoni video nga YouTube vetem me nje click!

Si të shkarkoni video nga YouTube vetem me nje click!

Shkarkimi i video materialeve nga YouTube është një gjë shumë e thjeshtë falë shtojcës së Firefox e cila do t’ua ofrojë të njëjtin material në disa video formate të ndryshme.
Në kohën e sotme kur internetit mund t’i qaseni pothuajse nga secili vend, ideja për shkarkimin e videove nga YouTube mund t’u tingëllojë si një gjë e panevojshme, por ka situata kur ndonjë material i caktuar mund t’u nevojitet edhe kur nuk jeni online.
Kini parasysh faktin se secili përdorues i YouTube mund të fshij materialet e veta e videoja që keni menduar ta ruani në kompjuterin tuaj për të ardhmen nuk do të jetë më aty. Ndoshta dëshironi që videon ta shikoni në ekran të madh të televizorit i cili nuk është i lidhur me internet apo dëshironi ta ruani në celularin apo playerin tuaj multimedial për t’ua treguar tjerëve. Cili do qoftë motivi juaj, ne ua rekomandojmë 1 Click YouTube Video Download, një shtojcë për shfletuesin e internetit Firefox i cili derisa po shkruajmë këtë tekst ka arritur deri tek versioni i tij 1.4.
Pas instalimit të kësaj shtojce nën pjesën e djathtë të poshtme të secilit video materiali në YouTube do t’u paraqitet lidhja për shkarkim. Lidhjet do të emërohen sipas formatit të videos. I pari është FLV, bëhet fjalë për formatin Flash video format, i cili do të kërkojë video player përkatës për riprodhim. Videoja në këtë format është e prerë në përmasat 4:3 dhe i koduar para së gjithash për të mos zënë vend shumë. I dyti i ofruari, dhe i rekomanduari prej anës tonë, është formati MP4 i cili do të ofrojë video në rezolucionin 480 x 360 piksela, gjersa i treti është formati 3GP i cili do të njeh shumicën e telefonave celularë dhe është video material i përshtatur për ta me rezolucion 320 x 240 piksela.
Nëse videoja është publikuar në YouTube me rezolucion tyë lartë pas formatit 3GP, ajo do t’u ofrohet për shkarkim në rezolucionet HD e FullHD. Të dy lidhjet ofrojnë video në formatin MP4 me ç’rast i pari është në rezolucionin 1.280 x 720, gjersa i dyti në atë 1.920 x 1.080 piksela. E theksojmë se lidhjet HD e FullHD për shkarkim nuk do të shfaqen nëse videoja origjinale gjatë ngarkimit në shërbimin YouTube ka pasur rezolucion më të ulët sesa këto që përmendëm më sipër.
Video dosjet në formatin MP4 do t’i riprodhojë pa problem Windows Media Player në versionet e tij më të reja. Përderisa shfrytëzuesit e sistemit operativ Windows Vista e Windows 7 nuk kanë nevojë të intervenojnë asnjë gjë më tepër për të lëshuar këto video materiale në kompjuterët e tyre. Nëse dëshironi të shikoni video 3GP, do të jetë e domosdoshme të shkarkoni softuerin Quick Time të Apple për të parë atë video.
Për ta shkarkuar shtojcën e shfletuesit Firefox për të cilën folëm deri më tani, vizitoni këtë lidhje të internetit. (KY PROGRAM PUNON DERI ME MOZILLA FIREFOX 4, versionet me te reja nuk e suportojne).